Na ndiqni ne

Historia Ime

Pranova që ta bënim para martese dhe në fund më quajti ku*vë

loading...

Vij nga një qytet i vogël dhe si shumë familje të tjera të qyteteve të tilla, familja ime është gjithashtu mjaft konservatore. Nuk na lejohet të kemi të dashur apo të dalim të shohim një film apo një shfaqje vetëm a me shoqërinë.

Sot do të shkruaj për një incident që më ka ndodhur i cili më shkatërroi jetën dhe që shtoi një kapitull të errët e që njollosi thellë në identitetin tim dhe zhvilloi tek unë urrejtjen për gjininë mashkullore.

Thuhet se martesa është një nga rastet më të paharrueshme për një çift. Unë ndihesha në qiellin e shtatë ditën kur unë dhe i fejuari im vendosëm të martoheshim. Siç ju thashë edhe më sipër mbi prejardhjen e familjes sime, nuk kishte absolutisht asnjë shans që të ishte martesë me dashuri.

Si mund ta harroj ditën kur ai erdhi të më shikonte së pari bashkë me prindërit e tij? Kisha veshur një fustan të verdhë që e pëlqeja shumë. Unë jam një vajzë mesatarisht e bukur.

I pëlqeva familjes së tij dhe pas një bisede të shkurtër, në të cilën pak u pyetëm për zakonet personale dhe hobit tona, ne dhamë pëlqimin për këtë lidhje. Atë ditë që vendosëm për lidhjen shkëmbyem dhe numrat gjithashtu.

Ne filluam të shkruanim me njëri-tjetrin dhe nganjëherë flisnim deri natën vonë. Po lindte një dashuri, të paktën për mua dhe fillova ta takoja fshehurazi gjatë kohës së universitetit.

Po, isha në universitet në vitin e tretë dhe pas provimeve, do të bëhej dasma.

Kishin mbetur vetëm katër muaj nga provimet por unë nuk mund të përqëndrohesha tek studimet. Me të vërtetë që rashë në dashuri me të dhe pse të mos ndodhte, ai ishte i pari mashkull në jetën time.

Çdo moment që kalonte bëhesha më e çmendur dhe doja ta jetoja çdo sekond me të. Doja që koha të fluturonte dhe të vinte dita e martesës, pas së cilës unë do të isha bashkëshortja e tij përgjithmonë dhe nuk do të më mungonte më asnjë ditë dhe asnjë natë.

Megjithatë, fati kishte vendosur gjëra të tjera dhe ajo ditë fatkeqe solli një kapitull të zi në librin e jetës sime.

Po flisja si zakonisht me të në WhatsApp kur ai më bëri një pyetje që më tronditi fillimisht. Ai më kërkoi të bënim seks para martese dhe unë nuk po dija se si të reagoja. E doja çmendurisht dhe nuk doja ta nevrikosja.

U përpoqa ta bindja, por ai ishte i vendosur. Në fillim, mendova t’i thoja Jo menjëherë, por nuk doja ta humbisja. Sidoqoftë, unë doja që ai të kënaqej për këtë dhe e kalova vijën.

Edhe pse ndërgjegja nuk ma lejonte këtë, shkova në dhomën e hotelit që ai kishte rezervuar për ne. Në fillim u tregua i sjellshëm dhe pas marrëdhënies kur ishim gati të ktheheshim, ai më dha goditjen më të madhe të jetës.

Ai e anulloi martesën dhe krimi im i vetëm ishte se unë e plotësova kërkesën e tij.

Ai tha:

Nëse bëre seks me mua para martese pa bërë ndonjë rezistencë, shumë lehtë do të mund ta bëje me çdokënd. Un po të vija në provë dhe ti dështove në këtë provë.

Unë nuk mund të martohem me një person si ti, që është e gatshme të flejë me çdo mashkull për t’u argëtuar, pa menduar aspak për reputacionin e familjes së saj. Ti nuk ke karakter dhe nuk meriton të jesh bashkëshortja ime.”

Nuk mund ta besoja atë që po dëgjoja dhe ia plasa të qarit. E gjithë bota mu kthye përmbys dhe nuk kisha më forcë as për të lëvizur këmbët. E mora paksa veten dhe u ktheva në shtëpi me zemër të thyer. Lotët vetëm më rridhnin dhe u mbylla në dhomën time.

Nuk isha në gjendje të flisja me askënd apo për të ngrënë. Vetëm i thashë mamasë së kisha një dhimbje koke të tmerrshme dhe doja të flija. Ajo më ofroi një filxhan çaj dhe ushqim, por unë ulërita me sa fuqi kisha dhe pastaj vetëm qaja.

Ajo u shokua nga reagimi im dhe pasi mbylli derën, fillova të qaja me dënesë.

Ai i tregoi gjithçka familjes së tij. Babai i tij telefonoi prindërit e mi dhe anuluan martesën. Prindërit thonin vazhdimisht se duhet të ketë ndonjë keqkuptim por ata nuk ishin në humor për të dëgjuar dhe e mbyllën telefonin.

Nuk i pashë ndonjëherë prindërit të qanin por ajo ditë fatkeqe tronditi familjen time dhe unë nuk kisha më guxim t’i shikoja ato në sy.

Fjalët morën dhenë dhe imazhim im u dëmtua. Më duhej të dëgjoja komente të pakëndshme kudo që shkoja dhe për këtë arsye, nuk dola më nga shtëpia. Familja jonë u izolua dhe asnjë i afërm apo fqinj nuk preferonte të vinte në shtëpinë tonë.

Isha e shkatërruar por më pas e ndava mendjen që të bëja diçka që ta kaloja këtë pikëllim që rrëmbeu jo vetëm lumturinë time, por edhe atë të familjes sime. Provimet ishin fare pranë. E groposa të shkuarën dhe u fokusova tërësisht tek studimet e mia. Mundimi dhe puna ime e madhe dhanë rezultat dhe dola mjaft mirë.

Kanë kaluar shumë vite dhe tashmë jam pedagoge në një universitet. Por kujtimet e tmerrshme të atij incidenti po aq të tmerrshëm janë akoma të freskëta në mendjen time dhe që nga ajo kohë unë vendosa të mos lejoja më asnjë mashkull në jetën time.

Loading...
Sponsor

Te Fundit

Tech8 hours ago

Kjo risi e fundit e WhatsApp me siguri do t’ju pëlqejë!

loading... “WhatsApp”një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë...

Të Padëgjuara8 hours ago

Bli shtëpi, merr gruan falas… Oferta që do ju bëjë të qeshni me lot

loading... Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë...

Lart e Poshtë9 hours ago

Horoskopi i ditës së enjte, 22 shkurt 2018

loading... Dashi Prano kompromiset në qoftë se je në çift, ndonjëherë duhet të jepni më shumë nga vetja për të...

Lart e Poshtë13 hours ago

Kujdes! Këto janë pyetjet që nuk duhet t’i bëni një beqari

loading... Disa pyetje janë shumë të sikletshme. Po flasim, pikërisht për beqarët të cilët nuk duhet t’ju bëni këto pyetje,...

Të Padëgjuara13 hours ago

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Ja përgjigja

loading... Ke ëndërruar ndonjëherë sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Të ndodh shpesh të shohësh në ëndërr...

Të Padëgjuara13 hours ago

Pse femrat zgjedhin për burrë dikë më të madh se vetja?

loading... Është e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i...

Në Botë16 hours ago

Gruaja xheloze, i pret burrit organin gjenital dhe ia hedh në tualet

loading... Dyshimi se burri kishte një lidhje jashtëmartesore, bëri që bashkëshortja e tij të ndërmarrë një veprim ekstrem. Ajo i...

Në Shqipëri16 hours ago

Përndiqte vajzën në Tiranë, arrestohet Laçjani 42 vjeç

loading... Një 42-vjeçar nga Laçi është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pas kallëzimit të një vajze për përndjekje. Në...

Në Shqipëri16 hours ago

Tiranë: U vetëhelmua, humb jetën në spital adoleshentja

loading... Një 17-vjeçare ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi sipas policisë, dyshohet se...

Të Famshëm21 hours ago

Kejvina Kthella prezanton ‘vëllanë’ e saj homoseksual (Foto)

loading... Ajo është një nga femrat më të dëshiruara nga meshkujt shqiptarë dhe është e sigurt që shumë prej tyre...

Sponsor
Loading...
Sponsor

Copyright © 2017 BULEVARDI.NET