Na ndiqni ne

Historia Ime

Histori Personale: Dilja me të dytin, kurse mendja më rrinte te i pari!

FOTO ILUSTRUESE
loading...

Kur isha 16 vjeçe u dashurova për herë të parë me një djalë shumë të ëmbël të klasës sime. Ishte një dashuri e pafajshme që nuk njeh ligësinë, që është e pastër dhe e bukur. Ndoshta mund të mendoni se në moshën 16 vjeçe nuk mund të dashurohet, por nuk ishte ashtu.

Që nga ai moment që më dha puthjen e parë mësova se do të ishte dashuria e jetës sime. Ka dy sy shumë të bukur dhe koha që kalova përkrah tij ishte e mrekullueshme. Ishin momentet më të mrekullueshme të jetës sime. Për shkak të kohës së luftës u deshëm të ndaheshim dhe nuk munda të përshëndetem nga ai.

Gjithçka kaloi shumë shpejt. U largova nga Tirana, por nuk mund të mos mendoja për të. U përpoqa t’i telefonoja disa herë dhe kurrë nuk iu përgjigj telefonatave të mia. Ndjehesha shumë keq, më merrte malli sa vjen e më shumë dhe e vetmja gjë që doja të dija ishte nëse ishte mirë. Gabimi më i madh në jetën time.

Vitet kalonin dhe unë fillova të dilja me dikë dhe ky ishte gabimi më i madh në jetën time. Po mbushnim tetë vjet bashkë dhe ishte një lidhje plot me abuzime dhe keqtrajtime. Kurrë nuk rreshta së dashuri dashurinë time të parë dhe gjithmonë mendoja për të.

Një ditë më njoftuan se edhe ai do të vinte në Holandë dhe në atë moment jeta ime u ndriçua. Por, ai ishte plot mllef kundrejt meje dhe nuk më foli për dy vjet, derisa një ditë, më në fund, më telefonoi. Vura re se nuk ishte më i njëjti djalë i ëmbël që unë njoha dikur. Kishte ndryshuar shumë dhe unë, gjithashtu, ndryshova.

Kam kaluar shumë fatkeqësi në jetën time dhe, në të vërtetë, ndjehesha e dëshpëruar, pa dëshirë për të jetuar. Përpiqesha të rrija gjatë gjithë kohës nëpër festa për të mos menduar për të dhe dashuria ime sa vinte dhe rritej më shumë. E pashë disa herë dhe, gjithashtu, flisnim në telefon dhe ndërkohë vazhdoja lidhjen me djalin tjetër.

Një natë zbulova se isha shtatzënë, ishte e tmerrshme, emocione të panjohura përshkruan trupin tim. Ai filloi të afrohej më shumë me mua dhe unë ndjehesha shumë keq, sepse nuk dija se si t’i thosha që isha shtatzënë me një tjetër, derisa një ditë mora guximin dhe i thashë se e doja, por që kisha ngelur shtatzënë dhe e dija që ai këtë gjë nuk do ta pranonte. Ai në fillim u tregua i sjellshëm, më tha se unë nuk isha e dashura e tij, kështu që nuk kishte pse të mërzitej dhe t’më kërkonte llogari. Nëse do të arrinte t’më donte do ta bënte, edhe pse unë prisja fëmijë nga një tjetër.

Pas disa ditësh ai erdhi t’më takonte dhe më kërkoi që të abortoja, sepse nëse një ditë do të ishim bashkë ai nuk mund të duronte që të rriste fëmijën e dikujt tjetër. I thashë se nëse më donte mua duhet ta bënte, sepse nuk jemi më në Tiranë që paragjykimet gjithmonë shkatërrojnë jetën e personave. Por, ishte e kotë, sepse ai nuk pranoi të merrte përsipër asnjë përgjegjësi për një fëmijë që nuk ishte i tij.

Sipas tij kishte shumë arsye të rëndësishme që të mos ta bënte. Ai kishte ardhur aty të punonte për vete e familjen e tij, e jo për të mbajtur një fëmijë që nuk ishte i tij. I thashë se, pavarësisht këtyre, ai nuk më kishte thënë se më donte dhe nuk isha e sigurt në lidhjen tonë. Tani jam në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe kam pothuajse dy muaj që nuk kam asnjë kontakt me atë.

Unë gjithmonë i kam thënë që e dua dhe do të jepja gjysmën e jetës sime për të ndenjur me të përsëri, por fati na çoi në rrugë të ndryshme dhe tashmë secili ka jetën e tij. Tani unë jam gati duke u martuar me burrin që kam mbetur shtatzënë dhe ai ka një të dashur, të cilën e dashuron si i çmendur.

Prandaj, kot edhe martohem… (Bulevardi.net)

Loading...
Sponsor

Te Fundit

Tech8 hours ago

Kjo risi e fundit e WhatsApp me siguri do t’ju pëlqejë!

loading... “WhatsApp”një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë...

Të Padëgjuara8 hours ago

Bli shtëpi, merr gruan falas… Oferta që do ju bëjë të qeshni me lot

loading... Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë...

Lart e Poshtë10 hours ago

Horoskopi i ditës së enjte, 22 shkurt 2018

loading... Dashi Prano kompromiset në qoftë se je në çift, ndonjëherë duhet të jepni më shumë nga vetja për të...

Lart e Poshtë13 hours ago

Kujdes! Këto janë pyetjet që nuk duhet t’i bëni një beqari

loading... Disa pyetje janë shumë të sikletshme. Po flasim, pikërisht për beqarët të cilët nuk duhet t’ju bëni këto pyetje,...

Të Padëgjuara13 hours ago

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Ja përgjigja

loading... Ke ëndërruar ndonjëherë sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Të ndodh shpesh të shohësh në ëndërr...

Të Padëgjuara14 hours ago

Pse femrat zgjedhin për burrë dikë më të madh se vetja?

loading... Është e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i...

Në Botë16 hours ago

Gruaja xheloze, i pret burrit organin gjenital dhe ia hedh në tualet

loading... Dyshimi se burri kishte një lidhje jashtëmartesore, bëri që bashkëshortja e tij të ndërmarrë një veprim ekstrem. Ajo i...

Në Shqipëri16 hours ago

Përndiqte vajzën në Tiranë, arrestohet Laçjani 42 vjeç

loading... Një 42-vjeçar nga Laçi është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pas kallëzimit të një vajze për përndjekje. Në...

Në Shqipëri16 hours ago

Tiranë: U vetëhelmua, humb jetën në spital adoleshentja

loading... Një 17-vjeçare ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi sipas policisë, dyshohet se...

Të Famshëm21 hours ago

Kejvina Kthella prezanton ‘vëllanë’ e saj homoseksual (Foto)

loading... Ajo është një nga femrat më të dëshiruara nga meshkujt shqiptarë dhe është e sigurt që shumë prej tyre...

Sponsor
Loading...
Sponsor

Copyright © 2017 BULEVARDI.NET