Na ndiqni ne

Lart e Poshtë

Erjon Braçe rrëfen njohjen e tmerrshme me Balenën Blu

loading...

Shef dua të të komunikoj diçka urgjente. Para 1 muaji më çon ftesë në fejsbuk një adresë fallco me emrin Balena Blu dhe unë e pranoj.
Më shkruan në inbox:
“Erjon Brace do të luajmë një lojë ka 50 nivele dhe nëse i kalon partia jote shpallet fituese, Edi Rama kryeministër dhe ti qen kufiri?” .

Përgjigjia ime ishte një “PO” e madhe. Pyetja e dytë që më bëri ishte nëse kisha gjuajtur veten me shpulla.
Ju përgjigja se kisha tentuar shumë herë ta gjuaja veten me shpulla por nuk më arrin dora deri aty.

Dhe që prej asaj dite unë kam marrë urdhra për 30 ditë rresht dhe nesër hidhem në nivelin 31, por ka një problem Shef. Janë edhe 19 nivele që duhet të bëj për t’u shpalllur ti kryeministër por kanë mbetur vetëm 11 ditë nga zgjedhjet.

Shef unë e kam gjetur zgjidhjen, do bëj nga dy nivele në ditë por gjithësesi kam patur dyshimet e mia. Kam dyshuar që pas kësaj adrese fshihet Sali Berisha. Deri te sfida e 7 ka qenë çdo gjë okej, por pas kësaj sfide dyshimet u shtuan se mund te ishte Berisha.

Madje kam dyshime që këtë lojë po e luan dhe zoti Lul Berisha. Balena i caktoi detyrë Lul Berishës që të bënte një foto me Ben Blushin dhe ai e bëri.

Sfida ime më e vështirë ka qenë sfida 17 sepse Balena Blu më la si detyrë të zbuloja ca info në kampin kundërshtar.
Duhet të gjeja se si do ndikonte fatin e Sirisë mos-futja në listat për deputet e zotit Belind Këlliçi. Zbulova se efektet më të mëdha i kishte ndjerë shteti i Katarit dhe Rozana Radi.

Sfidat e para ishin të lehta, duhet të ngrihesh në 4 të mëngjesit dhe në varësi të nivelit që je duhet të kryesh një detyrë. Përshembull të bëj çiçin në lavaman, t’i vë maces një shashkë 5 lekshe në byçë, t’i bie ziles të komshiut e të iki me vrap.

Në sfidën e 8-të Balena më tha që të të dërgoja ty në uacap një video-selfie ku shfaqesha unë duke kënduar këngën:
“Kush i qan hallet e mia, Ilir Meta LSI-ja”.

Aty filluan të më hipnin disi dyshimet.

Shef dua të të them se te sfida e sotme ka qënë pak e tepërt dhe do të lëndojë. Balena Blu më tha që t’i vidhja Pandit astarin e pantallonave. Ti e di sa keq bëhet Pandi kur humb gjërat, por unë nuk mund të tregohesha aq i pashpirt me të.

E ndryshova pak sfidën dhe para se të niseshim te pallati me shigjeta, Pandit i hodha 2 kokrra extasy dhe 1 kokërr viagra në çaj. Kjo i ndikoi për mirë Shef, se Pandi bëri sondazh të saktë për zgjedhjet te pallati me shigjeta. Kokrrat kanë dhe efekte anësore Shef dhe unë mezi ja shkula Pandit nga duart nënë Feruzen, se me thënë të drejtën, Pandi asaj…nejse.

Shef, më thuaj ç’të bëj të lutem. A ta vazhdoj lojën për të mirën e partisë? Nga sot duhet të bëj dy sfida në ditë, por jam i sfilitur dhe gjithë dyshime.

Të dua Shef, të lutem më shkruaj, Balena Blu qoftë me ne!

*Ky është një shkrim satirik, vërtetësia e të cilit është e pjesshme. Cila është pjesa vërtetë? Atë e gjykon çdokush nga ju, sepse ju e zgjidhni çfarë të besoni.

Loading...
Sponsor

Te Fundit

Tech8 hours ago

Kjo risi e fundit e WhatsApp me siguri do t’ju pëlqejë!

loading... “WhatsApp”një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin dhe shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë...

Të Padëgjuara8 hours ago

Bli shtëpi, merr gruan falas… Oferta që do ju bëjë të qeshni me lot

loading... Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë...

Lart e Poshtë10 hours ago

Horoskopi i ditës së enjte, 22 shkurt 2018

loading... Dashi Prano kompromiset në qoftë se je në çift, ndonjëherë duhet të jepni më shumë nga vetja për të...

Lart e Poshtë13 hours ago

Kujdes! Këto janë pyetjet që nuk duhet t’i bëni një beqari

loading... Disa pyetje janë shumë të sikletshme. Po flasim, pikërisht për beqarët të cilët nuk duhet t’ju bëni këto pyetje,...

Të Padëgjuara13 hours ago

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Ja përgjigja

loading... Ke ëndërruar ndonjëherë sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Të ndodh shpesh të shohësh në ëndërr...

Të Padëgjuara14 hours ago

Pse femrat zgjedhin për burrë dikë më të madh se vetja?

loading... Është e qartë që shumica e femrave zgjedhin për shokun e tyre të jetës dikë që është më i...

Në Botë16 hours ago

Gruaja xheloze, i pret burrit organin gjenital dhe ia hedh në tualet

loading... Dyshimi se burri kishte një lidhje jashtëmartesore, bëri që bashkëshortja e tij të ndërmarrë një veprim ekstrem. Ajo i...

Në Shqipëri16 hours ago

Përndiqte vajzën në Tiranë, arrestohet Laçjani 42 vjeç

loading... Një 42-vjeçar nga Laçi është arrestuar këtë të martë në Tiranë, pas kallëzimit të një vajze për përndjekje. Në...

Në Shqipëri16 hours ago

Tiranë: U vetëhelmua, humb jetën në spital adoleshentja

loading... Një 17-vjeçare ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi sipas policisë, dyshohet se...

Të Famshëm21 hours ago

Kejvina Kthella prezanton ‘vëllanë’ e saj homoseksual (Foto)

loading... Ajo është një nga femrat më të dëshiruara nga meshkujt shqiptarë dhe është e sigurt që shumë prej tyre...

Sponsor
Loading...
Sponsor

Copyright © 2017 BULEVARDI.NET